Sulmi ndaj Berishës, dalin videot e autorit para ngjarjes, ja akuzat ndaj tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e kryeqytetit referoi në Prokurori dosjen ndaj 31-vjeçarit, Gert Shehu, i cili goditi me grusht kryetarin e PD-së, Sali Berisha, gjatë protestës opozitare të 6 dhjetorit. Burime pranë Prokurorisë së Tiranës, konfirmuan se çështja e Gert Shehut është referuar për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”.

Dosja është në duart e prokurorit të çështjes, që do të vlerësojë masën e sigurisë që do të kërkojë në gjykatë për 31-vjeçarin dhe nëse janë konsumuar elemente të ndonjë vepre tjetër penale.

Shehut iu komunikua arrestimi për sulmin ndaj kreut të opozitës mbrëmjen e së martës në ambientet e Spitalit të Traumës, ku u shoqërua nga policia, për shkak të plagëve të marra gjatë neutralizimit të tij nga ana e truprojave të Berishës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërkohë grupi hetimor https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistroi disa prej pamjeve filmike të sulmit, si edhe pamjet e kamerave të sigurisë që kanë regjistruar 31-vjeçarin para se të shkonte në protestë. Përmes tyre, pritet të identifikohen personat me të cilët ka kontaktuar Shehu dhe të bëhet pyetja e tyre nëse iu është pohuar gjë për veprimin që do të kryente.

Mes tyre ndodhen edhe dy video të siguruara nga A2CNN. Në pamjen e parë, Shehu shfaqet duke dalë nga xhamia e Tabakëve, institucion fetar që e frekuentonte herë pas herë. Në videon tjetër, ai është në një nga rrugicat e së njëjtës lagje, duke ecur në këmbë drejt protestës.

Gjatë mbrëmjes së të martës, para oficerëve të Policisë Gjyqësore dhanë deklarime disa nga personat që ishin pranë ish-kryeministrit Berisha në momentin e sulmit, mes të cilëve edhe dy prej truprojave të tij.

Sipas burimeve, vetë Shehu ka qenë konfuz, duke mos dhënë deklarime të hollësishme mbi rrethanat dhe arsyet e sulmit. Në këtë fazë të hetimit nuk është marrë deklarim nga kreu i PD-së, veprim që mund të kryhet në një moment tjetër nëse vlerësohet i nevojshëm nga ana e prokurorit të çështjes.

Brenda një afati prej 72 orësh, prokuroria pritet të paraqesë në Gjykatën e Tiranës kërkesën e saj për llojin e masës së sigurisë në të cilën do të vijojnë hetimet ndaj 31-vjeçarit Shehu.

Scroll to Top