Sabrina Bengaj u ekzekutua në shtëpinë e të atit nga ish-partneri, rrëfimet e familjarëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në shënjestër nga Klodiana Lala, pjesa e dytë  e dokumentarit

Por në gjithë këtë histori makabriteti, të dhunës së meshkujve ndaj grave, nuk janë vetëm bashkëshortët apo ish-bashkëshortët që ngrejnë armën ndaj grave të tyre.

Por ka edhe baballarë, ata të cilët vrasin bijat e tyr

Fiqirete Qinami, është një nga viktimat e mendësisë patriarkale.  E mendësisë që rron për gojët e botës.

E turpit në derë, që çon drejt krimit. Ky ishte edhe fati i keq, i vajzës së re.

E cila zgjodhi një mbrëmje të largohej nga shtëpia, pa e ditur se kthimi aty në mëngjes, pa lejen e prindërve, do të kthehej në varrin e saj.

Një ngjarje që bëri shumë bujë në vitin 2003. Se si një baba mundet të vrasë vajzën e tij, vetëm për faktin se ajo nuk e pranonte burrin që ata i kishin gjetur, duke zgjedhur në shenjë revolte të bënte një zgjedhje tjetër.

Duke parë këto lëvizje të vajzës në atë orë të mëngjesit rreth orës 05.00,  faktin se vajza e tij ishte e fejuar dhe i fejuari i saj ndodhej në Angli, i pandehuri Rruzhdi Qinami ka filluar të krijojë dyshime për lidhje të vajzës me një person tjetër, dhe ashtu i tronditur rëndë e ka kapur viktimën për krahu dhe e ka futur në dhomën e tij të gjumit.

Aty ka marrë një pistoletë, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente dhe ka filluar t’i kërkojë llogari se ku kishte qenë gjithë natën.

Viktima ka bërtitur duke i thënë se ju jeni injorant dhe nuk merrni vesh nga jeta. Ky debat ka zgjatur për disa minuta dhe nga këto fjalë e veprime tek i pandehuri ka filluar efekti fizologjik i cili ka ndikuar në psikikën e të pandehurit, duke sjellë një frenim të veprimtarisë intelektuale si dhe një dobësim të aftësive të vetëkontrollit, të marra së bashku, kanë bërë që ai të shkrepte armën që mbante në dorë mbri trupin e vajzës së vet duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas këtij momenti i pandehuri ka bërë veprime të pakontrolluara, duke dalë në verandë e duke qëlluar në ajër, ku më pas kanë ndërhyrë të afërmit dhe i kanë hequr pistoletën nga dora.

Por siç ndodh në të tilla raste me drejtësinë shqiptare, fillimisht babai vrasës, në bashkimin e dënimeve, u dënua me vetëm dy vite burgim.

Kjo për shkak të kushteve të tronditjes psiqike ku kishte ndodhur ngjarja. Ndërkohë që nga pranimi i fajit, Gjykata e Shkallës së Parë, e dënoi përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.  Por ky vendim u ankimua nga prokuroria në Gjykatën e Apelit. Ku organi i akuzës kërkoi 6 vite burgim.

Ku si përfundim, Gjykata e Apelit e dënoi Ruzhdi Qinamin, për vrasjen e vajzës së tij me 5 vite burgim. Nga të cilat, 2 vite ia fali për sjellje shembullore brenda burgut dhe jashtë hekurave të qelisë. Duke e dënuar përfundimisht me 3 vite e 4 muaj heqje lirie. Ku pjesa e pavuajtur prej dy vite burgimi, iu konvertua me kusht për 5 vite.

“Duket si një komunitet burrash që kanë përligjur dhunën dhe madje e kanë filluar  të mbrojnë dhe ‘sojin’ e tyre që kjo dhunë të mos ndëshkohet. Kjo shoqëri që në familjet e tyre dhe ne gjirin e tyre e përligj çdo ditë këtë dhunë si të mirëqënë për të stabilizuar familjen dhe për ta mbajtur në kontroll dhe për të kërkuar të drejtën me forcë ka filluar të mund të jetë prezente dhe në institucione”, thotë Denata Toçe, Psikologe.

Por ndërsa duket se këto histori i përkasin një kohe të shkuar, jashtë realitetit të sotëm ku ndodhet shoqëria shqiptare, e vërteta është e kundërt. Sabrina Bengaj, mund të thuhet se është një tjetër viktimë, këtë herë jo vetëm e ish-bashkëshortit të saj, por edhe e paaftësisë së shtetit për të parandaluar vrasjen e saj.

Ajo u qëllua për vdekje mbrëmjen e 10 shtatorit 2021, në shkallët e banesës së prindërve të saj. Aty ku ishte kthyer prej disa muajsh për ti shpëtuar dhunës së vazhdueshme të bashkëshortit të saj, me të cilin kishte një fëmijë. Por Elton Metaj, nuk u ndal këtu, por e përndoqi të renë deri në frymën e fundit, për ta ekzekutuar në shkallët e banesës së prindërve.

Habibe Bengaj-Gjyshja e Sabrinës

“Vajza ka ikur e rrëmbyer që 14 vjeç, e ka rrëmbyer nga shkolla. Megjithatë e kërkuam që ta sillte që të bëheshin gjërat siç thonë njerëzit, jo ta rrëmbente, nuk e solli. Megjithatë lajmërova djalin që ishte në Itali dhe i tregova situatën. E lamë vajzën atje, thamë meqë duhen. Kaluan mirë 3-4 vjet. Ai e kishte dyshimin se kishte hall mos e mbanim ne. Pas tre-katër viteve shikonim që nuk ishte vajza në terezi.

Ajo nuk tregonte ti prisje kokën, dhunohej aq shumë sa mbeti shurdhe nga veshët. Megjithatë erdhi vjehrra duke thënë: burri të rreh, burri kështu, unë kam hequr kështu. Ti duron i thamë, ne nuk durojmë. Na tha vjehrri nëse e nxjerr sot nga dera nuk do e biesh më. E mora Sabrinën në shtëpi se më tha: O do të vi me ty ose do hidhem nga ballkoni”.

Por ndërsa Sabrina kishte vendosur të mos kthehej më në shtëpinë e ish-bashkëshortit, ky i fundit duket se nuk e pranonte dot faktin që ajo refuzonte të mos ishte më prona e tij.

Për këtë arsye ai kishte vuajtur edhe një vit heqje lirie. Pasi më 20 shtator 2020, ai mbajti peng për gati 5 orë, familjen e Sabrinës në banesën e tyre. Me qëllim që kjo e fundit të kthehej pranë tij.

Ku për të liruar pengjet, u desh ndërhyrja e RENEA-s dhe FNSH-s. Por ndërsa pritej që Elton Metaj të dënohej rëndë për pengmarrjen që kreu, ai u lirua nga burgu vetëm një vit më pas. Me arsyetimin se kishte shfaqur çrregullime të shëndetit mendor.

Scroll to Top