Burri e mbajti peng në Tiranë, flet farmacistja: Ishte xheloz, donte të më mbyllte brenda

Jil
Jil
1 Min Read

Policia tha sot se Amarildo Shabani, 33-vjeç ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi mori peng bashkëshorten e tij si dhe e dhunoi fizikisht.

Mësohet se 33-vjeçari e kishte marrë me forcë gruan nga vendi ku punonte dhe e çoi në një lokal pa dëshirën e saj, pas kësaj e ka rrahur.


Bashkëshortja e Amarildo Shabanit ishte e punësuar në një farmaci në rrugën “Qazim Vathi” në kryeqytet. 

33-vjeçari pasi ka shkuar e ka marrë me forcë nga farmacia i ka kërkuar që të riktheheshin bashkë dhe ta falte.

Por, sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë dhe kjo ishte arsyeja pse e dhunonte duke qenë se donte ta mbante në shtëpi.

Shabani akuzohet  për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *