JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti tragjik, ky është i riu që ndërroi jetë në vendngjarje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mifail Thaçi është i riu që ndërroi jetë sot tragjikisht, si pasojë e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat Makishevë në Kosovë.

Viktima ishte banues në fshatin Llapushnik në komunën e Drenasit.

Thaçi ndërroi jetë në vendngjarje sot, si pasojë e përplasjes fatale, ku automjeti i kuq me të cilin po udhëtonte u përplas me një furgon.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

.

Nga aksidenti kanë mbetur gjithashtu të lënduar pesë persona të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Komuna e Drenasit i ka shprehur ngushëllimet familjes së Thaçit.

“Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Komunës.

Njoftimi i plotë i Komunës

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik
E nderuara Familje Thaçi,
Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!

Scroll to Top