Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 59 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Polcia italiane, pasi ishte dënuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje, kryer në mars 2020 në Barberino Tavernelle, Itali.
Ai u gjurma nga Policia në qytetin e Palio-s, ku jetonte dhe më pas u bë i mundur arrestimi i tij. Shqiptari ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Apelit të Firences.
59 vjeçari i cili tashmë ka vuajtur një pjesë të dënimit në paraburgim në shtëpi, me një byzylyk elektronik, u transferua në burgun Santo Spirito, ku do të vuajë dënimin që i ka mbetur, deri në vitin 2025.