JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha akuza Ramës: Nxorri një frikacak të gjuante, por kauza nuk vdes kurrë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, në lidhje me sulmin që ndodhi ndaj tij në protestë më 6 dhjetor, ku një qytetar e goditi me grusht në fytyrë.

Në fjalën e tij në kuvendin e FRPD-së, Berisha, i cili kishte vendosur syze për të fshehur plagën në fytyrë u shpreh se Rama nxorri një frikacak që ta godiste, por nënvizoi se kauza nuk vdes kurrë.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë.

Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!

Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”, theksoi ai.

Scroll to Top