JiL.al - Jeto i Lumtur

Po ushtrohej në palestër, 28-vjeçarja rrëzohet papritur dhe vdes në vend (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një video e rëndë ka pushtuar mediat sociale, ku shfaqet një e re, e cila ndërron jetë papritur teksa po ushtrohej në palestër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ndërsa viktima është identifikuar si 28-vjeçarja Betsy Dayana Jaramillo Ramirez.

Sipas mediave të huaja, e reja dyshohet se pësoi sulm në zemër, ndërsa ndiqte udhëzimet e trajnerit për ushtrimet që po zhvillonte.

Teksa e reja rrëzohet në tokë pa ndjenja, shihen të gjithë personat e tjerë të shokuar, që e rrethojnë dhe përpiqen ta sjellin në jetë.

Sipas Mexican Post, Betsy u shpall e vdekur përpara se ambulanca të arrinte në spital.

Scroll to Top