JiL.al - Jeto i Lumtur

Kontrolle ‘blic’ ne Tirane/ ”Shqiponja” arreston 1 person dhe ndalon 2 te tjere, DETAJET

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

DVP Tiranë

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top