Dëshironi të bini nga pesha? Nga kokoshkat tek çokollata, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vetëdorëzohet në Polici, Daniel Pepaj, i dyshuari për vrasjen e dy kushërinjve.

Vilson Çutaj akuzonte Daniel Pepajn se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klement Pepajt për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën.

Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kështu, më datë 3 tetor, Olsoni në timon, tre të tjerët pasagjerë, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Olsoni priti në qendër të fshatit, ndërkohë që tre të rinjtë, u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë.

Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.

Më pas, u largua, në një drejtim që ende nuk dihet. Dy kufomat e të rinjve u gjetën të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Pranë tyre u gjetën edhe 29 rrënjë kanabisi.

Scroll to Top