Reshje shiu dhe rrufe/ Parashikimi për fundjavën, moti ekstrem rezervon surpriza

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në një parashikim për fundjavën që presim përpara; vendi ynë pritet të ndikohet nga një situatë e agravuar meteorologjik. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të një qendre të thellë të presionit të ulët zhvilluar në Oqeanin Atlantik drejt rajonit të Ballkanit.

Sipas SHMU kjo qendër e presionit të ulët (front atmosferik) pritet të shoqërohet me masa ajri tepër të lagështa dhe vlera të ulta të presionit.

Daniel Pepaj që u arrestua sot vrau dy kushërinjë, si ndodhi konflikti për parcelat me kanabis në Malësinë e Madhe

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas orëve të mesditës dhe deri në orët e mesditës të ditës së Diel; reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.

Moti i vranët vijon edhe ditën e Diel por pas orëve të mesditës ato humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore.

Gabimi që jeni duke bërë me konsumimin e frutave dhe perimeve këtë sezon!
Gjithashtu duhet theksuar se pritet edhe erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare në tokë 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era arrinë shpejtësitë deri në 15-20m/s duke u shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 4-7 ballë.

Megjithatë duhet marë në konsideratë se këto janë projeksionet e fundit të hartave meteorologjike. Duke qenë se situata është dinamike mund të ketë ndryshime të mëtejshme cka do të meret në analizë në projeksionet e tjera në orët në vijim.

Scroll to Top