JiL.al - Jeto i Lumtur

“Brenda vitit duhet të…”/ Gjykata Kushtetuese ultimatum Kuvendit të ndryshojë ligjin, ja për çfarë bëhet fjalë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Kuvendin të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që të plotësohen boshllëqet në lidhje me votën e emigrantëve.

Vendimi është marrë pas pranimit të pjesshëm të kërkesës së Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në lidhje me problemet e shfaqura gjatë zgjedhjeve të 2021.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

“Delegacionet amerikane dhe ruse takohen në Turqi”, DASH del me njoftimin e rëndësishëm

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash ,

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Scroll to Top