NATO i tregon forcën Rusisë, sistem anti-raketor në Rumani

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Aleanca ushtarake e NATO ka rritur përforcimin e krahut lindor të saj.

Forcat franceze kanë vendosur një sistem të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme: Mamba, përgjatë Detit të Zi pranë Konstancës, Rumani.

Nga ana tjetër forcat ajrore italiane janë gjithashtu prezente, përgjegjëse për patrullimin e ajrit, duke i bërë forcat ruse, thonë ata “të jenë të vetëdijshme aq sa ne jemi në dijeni për to”.

“Ata janë të vetëdijshëm për praninë e NATO-s, praninë e avionëve luftarakë, praninë e avionëve të armatosur.

Ne nuk planifikojmë të përdorim armët, ne nuk duam të përdorim armë, por sigurisht jemi të gatshëm t’i përdorim nëse është e nevojshme”, tha Komandanti i Forcave Ajrore italiane, Michele Morelli.

Kthimi i anëtarëve të Aleancës në përgatitjet për një luftë të tillë, pas vitesh duke luftuar  në konflikte krejtësisht të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Tanket franceze ishin vendosur më parë në Estoni dhe Lituani, por sulmi i papritur në Ukrainë, e ka kthyer Rumaninë në një shtet të ri të vijës së parë.

Rumania aktualisht pret rreth 5,000 trupa të huaja, kontingjenti më i madh kudo në rajonin juglindor të NATO-s. Nëse Rusia do të sulmonte Rumaninë, “ne mund të hapim zjarr brenda 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *