Elbasan, zbulohet “skifteri” autor i pesë vjedhjeve

Jil
Jil
2 Min Read

Pese raste vjedhjesh jane zbuluar nga policia e Elbasanit e cila ka vene ne pranga nje te ri te akuzuar per ngjarjet e ndodhura nga marsi deri ne shtator te ketij viti.

Njoftimi i policise:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The end”, për zbardhjen e 5 raste vjedhjesh.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vodhi në ambientet e spitalit të Elbasanit, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

I arrestuari, autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje në ambientet e spitalit “Xhaferr Kongoli”, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtij rasti.

Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera, konkretisht:

-Më datë 23.03.2022, në rrugën “Rinia”, i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;

-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;

-Më datë 08.08.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;

-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *