Dallgët arrijnë deri në 3 metra/ Moti i keq godet vendin, ja zonat që do preken nga shtrëngata shiu

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vendi ynë është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm ditën e sotme, teksa pritet që gjatë mbrëmjes dhe ditës së nesërme reshjet do të intensifikohen.

Zonat më të prekura pritet të jenë ato të veri-perëndimit si edhe jugu ku parashikohen reshje të dendura.

Specifikisht, zona mbi Shkodër dhe përreth Lezhës pritet të përballen me reshje shiu deri në 30mm gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që në Vlorë është ndërprerë lundrimi për mjetet lundruese të vogla që duan të dalin jashtë Gjirit të Vlorës.

Reshje të dendura shiu pritet të ketë edhe në zonën mes Vlorës dhe Tepelenës, përfshi Gjirokastrën e Përmetin.

Reshjet do të fillojnë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme deri paraditen e nesërme. Pritet që deti të ketë një fortë 6-8 me dallgë që arrijnë deri në 3 metra. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *