Vrau të ëmën mori peng disa persona në qendrën tregtare, vdes 40 vjecari qe ”shkundi” qytetin gjerman, detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë. Një burrë i armatosur, 40 vjeç, vrau fillimisht nënën e tij vjeçe në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit dhe qëlloi me pistoletë disa herë, më pas u fsheh në një farmaci në Altmarktgalerie.

Autori i ngjarjes, ndonëse qëlloi disa herë në drejtim të kabinës së transmetimit në “Radio Dresden”, fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej punonjësve.

Bild shkruan se 40-vjeçari aty mori peng dy persona, një grua dhe një fëmijë, ndërkohë që forcat speciale gjermane hynë në qendër tregtare dhe arritën të neutralizonin autorin.

Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë aksionit dhe ndërroi jetë disa orë më pas në spital, ndërkohë fatmirësisht pengjet e tij mbetën të padëmtuar.

Scroll to Top