E shtrirë përtokë, çfarë i ndodhi Elvana Gjatës pas spektaklit “Dancing with the Stars”?

Jil
Jil
2 Min Read

Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Natën e djeshme e ftuara speciale ishte Elvana, e cila performoi disa herë gjatë spektaklit, ku arriti të ‘elektrizonte’ të gjithë skenën, por gjithashtu ishte dhe pjesë e jurisë, ku për herë të parë do të jepte gjykimin e saj për performancat e konkurentëve, të cilët do të kërcenin disa nga hitet e saj ndër vite. Duket se të ishte pjesë e jurisë ishte një sfidë shumë e vështirë për këngëtaren, e cila pas përfundimit të spektaklit ka postuar një foto të saj për të treguar gjendjen në të cilën ndodhej. E shtrirë përtokë me fustanin e saj të kuq Elvana shkruan:

Unë mbasi provova jurinë e “Dancing with the Stars”

Vera që kaloi ishte plot me projekte të reja që u kthyen menjëherë në hite të padiskutueshme. E ndër to spikatën dhe shumë bashkëpunime mes artistëve më në zë. Një ndër këto bashkëpunime ishte dhe “Gajde” mes Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës. Mesa duket dy këngëtaret kanë vendosur që të mbledhin përsëri forcat për të sjellë një tjetër bashkëpunim, i cili ndoshta mund të jetë një hit dimri. Këtë na e kanë zbuluar vetë këngëtaret nëpërmjet postimeve në Instastory. Në fillim ka qenë Dhurata ajo që ka postuar një foto ne Elvanën, ku ka shkruar diçka dyshuese.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *