Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Krujë – Është zbardhur ngjarja e rëndë me dy të plagosur në Tapizë të Krujës. Policia njofton se rezulton se dy të plagosurit ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit Hygert Muja., në Qerek, Tapizë.
Dyshohet se në gjendje të dehur, pasi po festonin ditëlindjen e shokut, i riu Xhentil Sefa, 25 vjeç ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Po nga veprimet hetimore rezultoi se Hygert Muja., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Xhentil Sefa, 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Hygert Muja, 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: Flogert Kallari 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.