JiL.al - Jeto i Lumtur

Ish-kryekëshilltarit Ekonomik i Angela Merkel merr detyrën e re pranë kryeministrisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tjetër këshilltar i është bashkuar ekipit të kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për Lars-Hendrik Röller, i cili do të jetë këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se me Lars-Hendrik Röller ka pasur diskutime të dobishme.

Postimi i Ramës:

Merr lajme ekskluziv e  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel.

Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD.

Scroll to Top