JiL.al - Jeto i Lumtur

Prurjet e lumenjve në nivele kritike, Ministria e Mbrojtjes: Ja situata pasdite

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Energjencat Civile bene me dije se ne oret e pasdites ne vend jane krijuar probleme nga moti i keq.

Sipas njoftimit, prurjet e lumenjve jane ne nivele kritike nderkohe qe ka shembje e demtime rrugesg ne disa qytete. 

Situata si pasojë e reshjeve në vend

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.

Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.

Situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Dibrës.

Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë.

Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme.

Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje.

Scroll to Top