Gert Shehu “i fik dritat” Berishës/ Mbledhja me grupin parlamentar, Berishës i ndodh e papritura

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar.

Teksa ishte duke folur për grushtin që mori në protestë dhe agresorin Gert Shehun duket se Sali Berishës i ka ndodhur e papritura.

Kreut të PD-së gjatë fjalës së tij, i kanë ikur dritat.

Gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se personi më i interesuar për goditjen e tij në protestën e 6 dhjetorit, madje tha se ai tentoi që të godiste vetë Berishën dhe partinë që ai përfaqëson.

Në lidhje me autorin Gerti Shehu, Berisha tha se ishte informator i policisë dhe përdorej për të çmontuar bandat e drogës.

“Krimineli i përzgjedhur ishte atë ditë në një mision të strukturuar e organizuar e nuk kishte asgjë rastësore.

Rama sipas disave ishte njeriu më i pa interesuar, unë u them atyre se në Shqipëri, Rama nuk ka një të dytë që ka më interesuar për një gjë të tillë.

Në rajon ishte Vuçiçi, nuk kam pse merrem me teori të vjetra, se njeriu më i interesuar ishte Rama se mendoi që në zhurmnajën e samitit, mund t’i jepte një goditje të përmasave të papërcaktuara kundërshtarit politik dhe forcës politike që ai përfaqëson. E them këtë sepse nuk ka në Shqipëri një të dytë më të interesuar se ai.

I ka dalë dore opozita e nuk e kontrollon as me biznese, as banda e asgjë.

Ata që mendojnë se Rama nuk ishte i interesuar, bëjnë naivin për të mos thënë dudumin. Rama është politikani i vetëm në Shqipëri e botë që çdo sukses të tij, do ta festojë duke u vërsulur kundër kundërshtarit, me moton plastë armiku.

Në 2013 për votat tha 1 milion shuplaka për kundërshtarin. Nuk ishin 1 milion dafina e laura për të, por ishin shuplakë për të dhe plumba për të atij e tij.
Ata që bëjnë avokatinë e një porositësi të krimit si Rama, janë të dështuar.

Unë e di që një akuzë e tillë që ai është porositës, në shumë aspekte nuk më intereson, mua më intereson e vërteta. Një akuzë pa baza nuk shërben as shoqërisë shqiptare. E akuzoj sepse personi që kreu krimin, kamikazi i Ramës, ishte e është informator i policisë kriminale shqiptare.

Prej kohësh i stazhionuar i përdorur për çmontimin e rrjeteve të shpërndarësve të drogës, dhe si vesh për xhematin e xhamisë”, tha Berisha.

Scroll to Top