Aktori Florian Agalliu fituesi i edicionit të 6 të “Dance Albania” u rikthye në spektaklin e vallëzimit për të dhuruar një tjetër performancë të jashtëzakonshme duke kërcyer përkrah Cindy-t. Ajo ka marrë më shumë kupa se çdo konkurrent deri më tani, por nuk dihet se sa fat do i japi partneri i saj fitues.
Përveçse ka përkrahur Cindy-n, Floriani ka kujtuar edhe eksperiencën e tij në këtë spektakël të cilën e ka quajtur të paharrueshme dhe një eksperiencë që i ka dhuruar shumë emocione.
Ermal Mamaqi: Florian Agalliu është një nga aktorët sex simbol që e ruan ritmin pavarësisht se vitet kanë kaluar.
Ilir Shaqiri: Flori është një emblemë e disiplinës dhe punës, një personazh që në çdo gjë që bën përcjell pozitivitet dhe arrin të përcjellë atë që kemi nevojë më shumë sot, seriozitetin.
Alketa Vejsiu: Ka nga ata që janë të mbivlerësuar dhe ngaata që janë jo të vlerësuar tamam, ti duhet të jesh pak më shumë në ekranet shqiptare se je djalë me shumë talente
Florian Agalliu: Për mua është kënaqësi të rikthehem në “Dance Albania” do doja të thoja shumë fjalë, por i fundit o qan, o qesh më fal Klaudia. Është shumë kënaqësi të rikthehem në “Dance Albania”, shumë emocione gjatë kësaj javë, shumë mirënjohës pa fund për të gjithë emocionet që na keni dhënë. Në të njëjtën kohë kam shumë emocione të rikthehem para maestro Ilirit pas kaq shumë javësh t’i shijoj edhe një herë këto momentet e kërcimit.
Alketa Vejsiu: Kush është momenti më i bukur që kujton nga kjo skenë? Ke vallëzuar me Era Rusin për 15 javë.
Florian Agalliu Pa fund, bashkë me Erën , me Irsin, me Frankon që është këtu, me Erindin momente të bukura kanë qenë nata e parë dhe nata e fundit, të dyja të paharrueshme./tvklan.al