Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Qeveria britanike ka prezantuar ditën e sotme planin e masave për të parandaluar fluksin gjithmonë e në rritje, të emigrantëve shqiptarë që shkojnë drejt Anglisë.
Kreyeministri Rishi Sunak ka deklaruar se, sipas këtij plani, parashikohet që Britania të përshpejtojë largimin e azilkërkuesve shqiptarë nga Britania e Madhe.
Duke folur në parlamentin britanik, ai prezantoi 5 pikat, teksa tha se punonjësit e Home Office do të futen në aeroportin e Tiranës për të punuar me autoritetet lokale, me qëllimi shkatërrimin e bandave dhe krimit të organizuar, raporton Sky News.
Ai tha gjithashtu se do të nxirren udhëzime të reja për të përcaktuar Shqipërinë si një vend “të sigurt”.
Gjithashtu, emigrantët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar në vend të hoteleve do të strehohen në ish-blloqe akomodimi studentësh, vende ushtarake të papërdorura dhe parqe.
“Zgjidhja nuk duhet të jetë vetëm ajo që funksionon, por ajo që është e drejtë,” tha Sunak.
“Është e padrejtë që njerëzit vijnë këtu ilegalisht. Mjaft është mjaft”, theksoi ai.
Prezantimi i planit vjen pas një viti me një numër rekord njerëzish që bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal me varka të vogla për të shkuar në MB, me shifrën që mendohet të ketë kaluar 43,000.
Shifrat nga departamenti në shtator treguan se më shumë se 143,000 azilkërkues ishin ende në pritje të vendimeve, dhe gati 100,000 prej tyre kishin pritur për më shumë se gjashtë muaj – mbi tre herë më shumë se në 2019.
5 pikat e planit:
1-Do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.
2-Do të ketë burime shtesë për të rritur numrin e bastisjeve të kryera nga oficerët e imigracionit
3-Vende të reja, duke përfshirë parqet e pushimeve të papërdorura, ish-sallat e studentëve dhe objektet ushtarake të tepërta, do të përdoren për të strehuar azilkërkuesit – me 10,000 hapësira të identifikuara, duke përgjysmuar shpenzimet.
4-Numri i punonjësve të çështjeve të azilit do të dyfishohet për të shkurtuar sasinë e kohës që duhet për të përpunuar kërkesat – me një premtim për të hequr ngarkesën e mbetur deri në fund të vitit të ardhshëm
5-Një marrëveshje e re me Shqipërinë, duke përfshirë oficerë të Forcave Kufitare në Aeroportin e Tiranës, udhëzim i ri që thotë se Shqipëria është një vend i sigurt, një rritje e pragut që dikush duhet të plotësojë për t’u kualifikuar si viktimë e skllavërisë moderne, një garanci nga Shqipëria se do të mbrojnë njerëzit e vërtetë, në rrezik dhe do të ngrihet një njësi e re e dedikuar me më shumë se 400 specialistë