Një vrasje e dyfishtë ndodhi në Racalmuto, në provincën e Agrigento në Itali. Një çift bashkëshortësh u vranë me thikë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione.
Policia ndodhet në vendngjarje. Në kazermën Racalmuto është aktualisht në pyetje djali 34-vjeçar i çiftit.
Advertisements
Viktimat janë 66-vjeçari Giuseppe Sedita dhe bashkëshortja e tij 62-vjeçare Rosa Sardo, të dy dyshohet se janë vrarë me disa goditje me thikë në dhomën e ndenjes së shtëpisë. Arma e vrasjes nuk është gjetur. Hetimet nga karabinierët koordinohen nga prokuroria e Agrigentos.www.shqip-lajme.