Shkatërrohet banda e drogës në Itali, 11 shqiptarë të arrestuar,…

Jil
Jil
3 Min Read

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar ditën e sotme nga policia italiane.

Gjyqtari hetues i Perugias ka lëshuar 15 masa sigurie, ndaj 15 personave. 11 prej tyre janë me kombësi shqiptare.

Pas hetimeve është konstatuar se ata trafikonin kokainë si dhe posedonin armë dhe municione luftarake.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Si trafikuan 150 kg kokainë në 8 muaj

Hetimet e nisura në maj 2020, thotë prokurori i Perugua, u zhvilluan me shërbime të shumta në zonë, me përndjekje, por edhe me aktivitete teknike si monitorimi me GPS, kamera vëzhgimi dhe përgjimet telefonike dhe mjedisore të automjeteve të përdorura nga të dyshuarit.

Gjatë periudhës në të cilën u kryen hetimet, policia gjyqësore arrestoi në flagrancë 22 persona, sekuestroi rreth 9 kilogramë kokainë, 2 kilogramë heroinë, 2 pistoleta me 139 fishekë, 4 makina dhe rreth 13 mijë euro cash.

Hetimet, me mbështetjen hetimore të Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit, Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës dhe Europolit në lidhje me projeksionin ndërkombëtar, ka bërë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajësisë ndaj të dyshuarve. 

Në të vërtetë, detyrat dhe rolet e secilit janë identifikuar, duke iu referuar veçanërisht metodave të menaxhimit të furnizimit të drogës dhe shitjes me pakicë të mëvonshme.

Në veçanti, figurat që besohej se ishin drejtues të lartë të organizatës kishin aktivizuar një sërë kanalesh, përfshirë edhe të huaj, për furnizimin me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit dhe rezultateve të përgjimeve, shoqata do të kishte arritur të hidhte në treg mbi 150 kilogramë kokainë në tetë muaj”, me referencë të veçantë për metodat e menaxhimit të furnizimit të drogës dhe shitjes me pakicë të mëvonshme.

Kush janë të arrestuarit:

Domenico Di Rocco, 37 vjeç

Elton Hoxha, 24 vjeç

Ervin Hoxha, 27 vjeç

Festim Hoxha, 26 vjeç

Renato Di Silvio, 26 vjeç

Ardian Muca, 24 vjeç

Xhekson Novi, 24 vjeç

Durim Spanjolli, 38 vjeç

Santiljano Mitai, 23 vjeç.

Në arrest shtëpiak:

Zenel Huqi, 25 vjeç

Franko Merxhani, 23 vjeç

Marius Nuri, 29 vjeç

Ivan Gentilucci, 50 vjeç.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *