KOSOVË- Daja i reperëve Gramoz (Mozzik) dhe Getoar (Geitnjo) Aliu, Burim Hetemi, është vetëvrarë mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Hetemi ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi dyshohej se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Por, këtë mesditë, u gjet i vetëvarur në qelinë e tij.
Ende nuk janë zbardhur detaje nga mënyra se si i ka dhënë fund jetës i burgosuri, por autoritetet kanë marrë masa.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe zëvendësin e tij. Bëhet fjalë për Shefik Sylejmanin, i cili mbante funksionin e drejtorit brenda kësaj qendre. SHKK pezulloi edhe mbikëqyrësin F.L. dhe zyrtarin korrektues, M.H../noa.al