Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ilir Lika ka folur për herë të parë për vrasjen e dyfshitë të ndodhur në Laç, ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit në hotelin në autostradën Laç-Mamurras. Çështja është ende nën hetim gjykim, por Lika ka vendosur që të tregojë versionin e tij të historisë në emisionin “Uniko” duke telefonuar nga qelia e burgut “302”.
Ai ka ngulur këmbë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ka qenë në Tiranë natën e krimit, madje shton se nga as babai i Bujar Likës nuk akuzohet për vrasjen e të birit. Sipas dëshmisë së tij, nuk ka asnjë ide se përse e ka përmendur shoku i fëmijërisë Eduart Lamaj, e përmend edhe Ervis Martinajn.
Sipas Lamajt, para se të zhdukej kishte marrë vesh se i shumëkërkuari i Policisë së Shtetit ishte ulur në kafe me Prokurori dhe Gjyqtarin e çështjes.
“1 milion%. 2 viktimat janë miqtë e tij dhe pasha kryet e fëmijëve se nuk e njoh se jam rritur për burgjesh, as nuk e njoh kush është Ervis Martini, as nuk e njoh kush është Iliri, as Bujari asnjë. Nuk njoh as kushërinjtë e mi. Prokurori ka thënë që edhe më ka bërë presion, por nuk del që t’i dalë emri,”-tha ai ndër të tjera.
Ilir Lika: Në radhë të parë dua të ngushëlloj familjet që nuk kam pasur nga ti ngushëlloj. Unë nuk kam pasur asnjë lloj lidhje me këtë ngjarje. Unë Eduart Lamaj e njoh që jam lerë dhe jam rritur. I kemi pasur shtëpitë ngjitur me Eduart Lamajn. Unë kam qenë i akuzuar për një plagosje që kam bërë. Kam qenë i akuzuar që e kam bërë dhe e kam pranuar në Laç. Jam dënuar me 12 vite burg.
Në 2020…se nuk i mbaj mend nuk jam mirë me datat. Kam bërë plagosje, kam dalë person në kërkim. Kam ndenjur 13-14 ditë në shtëpinë e Eduartit. Kam plagosur Zef Markun. Janë nga Lezha, e kam pranuar plagosjen dhe jam strehuar tek shtëpia e tij. Kemi shkuar mirë e na kanë larë e shpëlarë nënat me njëri-tjetrin. Kaq është lidhja ime me të.
Kam qenë në Tiranë, kam ikur 2 ditë më parë. Nuk kam lidhje sepse pronari i hotelit Ar Allamani, ne na thërret dajë se është tek ne… Unë nënës së atij i them hallë. Dhe nuk kam lidhje se kam lidhje dhe kurrë nuk kam ndaluar atje në jetën time.
Nuk kam asnjëlloj lidhje me këtë ngjarje dhe jam i gatshëm që të shkoj dhe të vërtetoj. Unë jam Ilir Lika Xhepaj. E kam ndryshuar se kam pasur një ekspuls.
Me Bujar Likën çfarë lidhje familjare keni?
Ilir Lika: Asnjë lloj lidhje. Mos gabofsha, vjerra ime e ka rob të vetin. E ka djalë teze, a djalë daje. Por nuk i njoh. Nuk njoh asnjë.E kam parë në televizor. Pasha zotën…Nga ora 10 e mbrapa se i thonë 2 vjet e 5 muaj.
Ku iu kanë arrestuar?
Ilir Lika: Tiranë, se mbaj mend datën.
Me Eduart Lamajn kur jeni takuar për herë të fundit?
Ilir Lika: 2 ditë para ngjarjes…
Nuk jeni takuar atë ditë? Ai ka dhënë deklarim dhe ka pranuar krimin dhe po ashtu se Ilir Lika ka qenë në prani me mua dhe më ka ardhur për ndihmë duke më tërhequr zvarrë dhe më ka futur në makinë. E po ashtu…
Ilir Lika: Ku e kam çuar unë Eduart Lamajn?
Me xhup jeshil…
Ilir Lika: Ai deklaron se ka marrë pjesë në ngjarje dhe ka marrë në telefon Oltian vlashin dhe Klaudio Përkolajn dhe u ka thënë që hajdeni tek shtëpia e tij. Ju ka thënë që hajdeni tek shtëpia e tij, ata kanë shkuar pas 30 minutash, ndëkrohë që ka takuar në rrugë thotë edhe Ilir Likën. Thotë sikur kam pasur lidhje me Kladion dhe Oltianin.
Ilir Lika: Për kryet të dy fëmijëve jo. Unë besoj dhe fal namazin, Pasha allahun e madh kurrë në jetë nuk i kam parë.
Spartak Koka: As me Kladion dhe Olt Vlashin?
Ilir Lika: Fare se kam lerë prej nënës. Pasha Allahun e madh. Nuk i njoh.
Spartak Koka: Këtu thuhet nga Eduart Lamaj se keni qenë pjesëmarrës dhe e keni ndihmuar të tërhiqet
Ilir Lika: Shumë bukur, dakord, a doni që ta pranojmë, po në rregull e pranoj. Po ku e çova? Ai ka deklaruar se e çova tek shtëpia.
Më fal, drejtësia e Laçit, përmend gjyqtarët, ku e kam çuar? Gjatë shtëpisë ka edhe një biznes. Prokuoria e Laçit ka marrë kamera dhe çfarë orë ka shkuar makina dhe kur e kam lënë tek shtëpia. Pse nuk janë marrë kamerat e shtëpisë? Po lokalet e tjera? Shefqet Lika, ai ka shkruar se nuk më ka ma ka gjakun borxh Ilir Lika, por ma ka Eduart Lamaj, djali i Simon Lamajt.
Spartak Koka: Shefqet Lika është babai i Bujar Likës.
Ilir Lika: Nuk kam asnjë lidhje. Unë kam bërë pyetje pse nuk më kthehet përgjigje. Nëse është me fjalë, ok. Kur e akuzon dikë duhet ta kesh një fakt dhe një provë. Unë e para e punës nuk më ka marrë askush në pyetje. Unë kam kërkuar të largohem nga çështja sepse e di korrupsionin me atë kryeprokuro Arben Nikën. Unë e di mirë se çfarë lloj robi është ai. E njoh mirë.
Ai është më i korruptuari se ekziston. Çfarë i duhet prokurorit të dalë me gjyqtarin në seancën time, të shtyhet seanca thotë se nuk është prokurori dhe gjyqtari thotë, mungojnë thotë, ndëkrohë që prokurori dhe gjyqtari dalin dhe pijnë kafe në lokal me Ervis Martinaj?
Si me Ervis Marinajn? Ju akuzoni se Ervis Marinaj ka korruptuar prokurorë dhe gjyqtarë?
Ilir Lika: 1 milion%. 2 viktimat janë miqtë e tij dhe pasha kryet e fëmijëve se nuk e njoh se jam rritur për burgjesh, as nuk e njoh kush është Ervis Martini, as nuk e njoh kush është Iliri, as Bujari asnjë. Nuk njoh as kushërinjtë e mi. Prokurori ka thënë që edhe më ka bërë presion, por nuk del që t’i dalë emri.
A keni marrë paga për vrasje?
Ilir Lika: Qefin mi bëftë zoti. Qefin. Nëse ka zot e Allahu, qefin mi bëftë dhe kurrë më mos ia prfitë nëse kam marrë 5 cent.
Pse iu ka përmendur shoku?
Ilir Lika: Do dal edhe tek kjo sepse unë e kapa jo pa qëllim se në çfarë orë ka dalë makina nga vendi i ngjarjes dhe kur ka shkuar makina tek shtëpia. 2 pistoletat që u kapën të kujt janë? Se pse e ka përmendur emrin ai, është problemi i atij, jo i imi.
Ju keni shkuar mirë me të, pse do iu implikonte? Ai e ka pranuar se unë kam qëlluar…Si ka mundësi që shoku juaj i ngushtë, pa hatëmbetje, pranon krimin dhe iu përmend ju?
Ilir Lika: Ka fakt. Se mos fshihet ndonjë gjë tjetër. Unë e di që ka pasur probleme me pronarin, 56-60% e Laçit e dinë që ka pasur probleme me Arian Allamanin.
Ilir Lika: E di që i ka pasur lekë borxh, a ia ka vjedhë lekë borxh, ia ka marrë Ari, e ky i ka marrë lekët e vetë.
A jeni marrë në pyetje?
Ilir Lika: Fare. Unë kam 2 vjet dhe 4 muaj që kam shkur në atë gjykatë vetëm kur më ka pyetur Gjykata, a je dakord me avokatin, po. Kaq më është pyetur. Nga të tjerët mua nuk më është përmendur emri, mua nuk më ka dalë asnjë gjë. Në hetuesi më është bërë një pyetje, ke marrë thanë 50 mijë euro. Po i thashë ma nxirr pak me fakte, çfarë emri kam përmendur, kam përmendur emrin e Daniel Damzit, kush është ai? Djali i dajës, për çfarë e ke përmendur? Na letrat dhe më ka marrë tokën dhe e ka lënë peng që kur kam qenë në burg. Unë i kam thënë; o dajë ose më sill lekët, ose më liro shtëpinë.
Unë jam me shtëpi me qera, kam 2 pleq, nuk jam i zoti ti bëj një operim babës tim, nënën e kam sëmurë. Babën e kam me plumba në bark. Si ka mundësi më gjuajtën babain mua me 5 plumba në trup, shkon nëna në Prokurorinë e Laçit dhe nuk pranon prokurori për të dhënë shpjegime. Si ka mundësi që ka një vit e ca për babanë tim nuk ka përgjigje? Si ka mundësi që Bardhyl Shehu, i kam thënë që nuk kam dakord që të nis seancën sepse kishte dhe çështjen e babait tim. Më tha mos bë sikur nuk e di kush ta ka vrarë babain tha.
Unë i thashë nuk e di, jam revoltuar dhe jam zënë. Ditën e arrestimit më kanë masakruar duke më rrahur. Ka futur dorën për të më përdredhur në vende intime për të pranuar krimin. Si ka mundësi që unë me duar të lidhura, më kanë gjuajtur me pistoletë tek këmbët. Ka shkrepur armën.
Më kanë kapur në Astir. Mu turrën dhe më gjuajtën me pistoletë e më tha: Paske lindur me fat se paska dritë këtu, po të ishte errësirë do të ishte gjë tjetër! Nuk i mbaj mend orën dhe paraditen. Isha në Tiranë se kisha shtëpinë dhe nesër kam ik për Laç. Kam ndejt tek shtëpia e një shoku.
Nuk kërkuat që të dokumentoheshin kamerat e sigurisë?
Ilir Lika: Unë lëvizja nga shinat e trenit se isha në kërkim. Nuk e di ka apo jo kamera. Por ka biznese që kanë kamera. Kërkoj drejtësi, nëse e kam një fakt dhe provë që më nxjerr aty. Nuk dua 35 vjet, por të më japin pushkatim. Nuk i dua, me jep dënimin e merituar. Por nuk futem në burg me fjalë të Eduart Lamajt. Pa fakte dhe prova nuk ka drejtësi që të dënon.
Dëshmia e Eduart Lamajt, tashmë i penduar i drejtësisë, zbardhi emrat e tri bashkëautorëve në atentatin e 30 majit në hotel A&A, në autostradën Laç-Mamurras. Në kërkim nga policia e Lezhës dhe efektivët e Komisariatit në Laç që kanë zbardhur ngjarjen në kohë rekord, janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), 33 vjeç, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), 31 vjeç, dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç. Ilir Xhepaj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Nga informacionet e mbledhura në rrugë operative por edhe nga dëshmia e autorit kryesor të ngjarjes, 30-vjeçarit Eduart Lamaj, që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit, Ilir Lika, ose Xhepaj, është truri i këtij grupi, të ri, por tejet të rrezikshëm në këtë zonë. Vetë Lamajt, iu përputh ADN-ja që iu mor nga dyshemeja e hotelit ku u rrëzua pas plagosjes, me gjurmët e gjetura tek Golf 5 e sekuestruar tanimë nga Policia, duke e konfirmuar se ishte ai atentatori.