Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një “skenë horrori” është regjistruar në Aeroportin e Zyrihut brenda aeroplanit të Chair, që duhej të fluturonte për në Prishtinë.
Blick shkruan se avioni u mbush me tym dhe pasagjerët u alarmuan. Njëri nga pasagjerët ka thyer derën e daljes emergjente. Të gjithë thuhet se tentonin që të provonin dalje emergjente duke përdorur edhe valixhet e tyre.
Sipas Blick, në aeroport ka konfuzion pasi fillimisht kishte një njoftim që do të merrnim një kupon për një sanduiç dhe një pije, por më pas nuk iu dhanë asgjë.
“Por kur donim të merrnim kuponët, stafi nuk dinte asgjë,”- tha një prej tyre. Pasagjerët prej disa orësh kanë mbetur të bllokuar në aeroport. Fluturimi GM600 tani është anuluar, fluturimi i radhës i rregullt për në Prishtinë me linjën ajrore Chair nuk do të bëhet deri të enjten.
“Dyert u hapën dhe brenda u krijua tym”, thotë një tjetër.
“Një pasagjer hapi derën e urgjencës sipër krahut pa u pyetur dhe kështu shkaktoi automatikisht rrëshqitjen e emergjencës, gjë që shkaktoi konfuzion.
Megjithatë, nuk ishte tym, siç supozohet nga pasagjerët, por avull nga lëngu i ngrirjes së akullit. Mjegullnaja u përhap përmes sistemit të ventilimit. Se si hyri lëngu i ngrirjes në sistemin e ventilimit pritet të ketë detaje,”- ka thënë zëdhënësi i Chair Airline.
“Dëshirojmë të theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik as për 132 pasagjerët, as për ekuipazhin dhe as për avionin. Pasagjerët u informuan në përputhje me rrethanat, u pajisën me kupona dhe iu rezervuan fluturime të tjera,”- tha linja ajrore.
Pasagjerët prej disa orësh kanë mbetur të bllokuar në aeroport. Fluturimi GM600 tani është anuluar, fluturimi i radhës i rregullt për në Prishtinë me linjën ajrore Chair nuk do të bëhet deri të enjten.