“Nëse ka vdekur, gjejeni dhe…”, ish-drejtori i Policisë: Rama flet si palë e grupit kundërshtar. Ervis Martinaj u…

Jil
Jil
2 Min Read

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin “Në Shënjestër” me gazetaren Klodiana Lala, ka komentuar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinaj.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në momentin e prezantimit të drejtorit të ri Muhamet Rrumbullaku, Prençi tha se për sa kohë që Rama nuk kërkoi gjetjen e autorëve në rast të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë, po flet si pjesë e një grupi kundërshtar me atë të Martinaj.

“Numëruar në ditë kalendarike nesër janë plot 100 ditë që kur Rama prezantoi drejtorin e ri të policisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dimë gjithçka mbi rekrutimet në polici, normat e shkeljet që janë bërë në procedurë, dhe suportin që politika i ka bërë disa oficerëve, duke kapërdirë edhe gjëra të pamundura për ti ofruar poste.

Do ta lidh me dy ngjarje vendimtare në polici, thënien e artë të kryeministrin “Kokën hëngshnin”, sloganin “Policia që duam që fshehu rekrutime të një organizate në shërbim të organizatave kriminale”.

Rama i drejtohet Rrumbullakut: Tashmë duhet të marrë fund enigma e personit në kërkim. Ju keni dy aksioma, nëse është i vrarë duhet ta gjeni, nëse është i gjallë ta kapni e ta çoni para drejtësisë.

Tek versioni i parë nuk thotë duhet të gjeni fajtorin. Kryeministri flet sikur të jetë palë e një grupi kundërshtar të Ervis Martinaj.

Martinaj deri para 10 vitesh nuk ishte personazh i botës së krimit. U kriminalizua pas ardhjes në pushtet të PS kur një pjesë e botës së krimit u turrën për ti marrë aksionet me ndihmën e partisë, madje edhe nga familjarë të pushtetit.

Dëshiroj Ervis Martinaj të jetë gjallë që tu tregojë sa u kushton policia. Drejtor Policia kam qenë edhe unë por numrin tim nuk e kanë pasur pjesëtarë të botës së krimit”, ka deklaruar ai./BW

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *