JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ E dashura urdhëroi ekzekutimin e tij, ja kush është 61-vjeçari që u vra për 1 mln lekë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sigurohet fotoja e 61-vjeçarit Menduh Uldeda, i cili u vra në vitin 2017 për një borxh prej 1 mln lekë të rinj.

61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.

FOTO/ E dashura urdhëroi ekzekutimin e tij, ja kush është

Për ngjarjen e rëndë në prangat e policisë kanë rënë Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Besmir Karaj.

Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milionë lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.

Kjo e fundit së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën.

Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën./euronews

Scroll to Top