JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Fantazma’ e së shkuarës nuk e la të qetë/ Si ‘fshihej’ pas shoqatës së bamirësisë porositësja e vrasjes për 1 mln lekë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje në dukje e harruar, por që e vërteta doli në pah sot pas 5 vitesh. Në vitin 2017, u gjet i djegur trupi i 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vendin e quajtur Kodër Shupal.

Viktima prej kohësh u fshihej autorëve, pasi u kishte borxh një shumë parash prej 1 mln lekësh të reja.

Por autorët ata e kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda dhe pasi e kanë gjetur, e kanë marrë me forcë në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, e kanë çuar në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur të gjallë.

Deri më tani janë arrestuar nënë e bir, Marjeta Karaj dhe Besmir Karaj, teksa Gazmir Ngota është shpallur në kërkim.

Por kush është Marjeta Karaj, e cila konsiderohet si porositësja e krimit makabër.

Pjesë e një qendre për Ndihmë e Kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit, Marjeta Karaj shihej jo pak herë nën shoqërinë e personaliteteve të vendit.

Ajo është fotografuar nën shoqërinë e Ilir Metës, në atë kohë President, por edhe të ambjentalistit Sazan Guri.

Megjithatë të vërtetës Karaj nuk i shpëtoi dot.

Scroll to Top