Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një avion njëmotorësh është rrëzuar në det në Heraklio të Kretës mëngjesin e sotëm, ndërsa njëri nga pilotët, 68 vjeç, gjeti vdekjen dhe tjetri, 26 vjeç, ndodhet në spital.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu ka dëshmuar se avioni ka pasur një defekt teknik, dhe pasi e kanë kuptuar kanë zgjeruar rrezen e uljes në mënyrë që të shmangte një përplasje më të fortë.
Hetimi i rastit do të bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil, me asistencën e Rojës Bregdetare.