Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Familja e Mariglen Ruçit, 24-vjeçarit i cili u dogj për së gjalli brenda shtëpisë së barit në Angli, ka hapur dyert e mortit në Berat.
24-vjeçari nga lagja Uznovë e bashkisë së Beratit pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Sportit kishte vendosur të shkonte në Angli për një jetë më të mirë pasi si sportist dhe futbollist në Shqipëri nuk po ia dilte dot.
I riu u dogj brenda shtëpisë së barit në Ewell mbrëmjen e 12 dhjetorit. Kanë qenë shokët e 24-vjeçarit ata që kanë njoftuar familjarët e tij në Berat për ngjarjen e rëndë.
Familjarët tre ditë më parë kishin kontaktuar për herë të fundit me 24-vjeçarin i cili nuk iu kishte treguar se me çfarë pune merrej në Angli.
Në shtëpinë e tij në Berat, shokë dhe të afërm kanë shkuar për të ngushëlluar familjen e Ruçit. Kujtojmë se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi.