Makina me shpejtësi skëterre përplas 30-vjeçarin me biçikletë në Pogradec, shoferi largohet nga vendngjarja

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pamjet e rënda që shihni në këtë video janë të aksidentit të ndodhur më datë 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s.

Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, por aktualisht nuk dihet gjendja e tij.

Siç shihet edhe nga pamjet, shoferi pasi ka përplasur 30-vjeçarin, nuk ka ndaluar në vendngjarje.

“Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *