Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gazetari Merin Maçi ka sjellë detaje të reja në lidhje me hetimet e ngjarjes. Ai u shpreh se Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota kanë dhënë deklarimet e tyre. 56-vjeçarja, e cila dyshohet si urdhëruese e ngjarjes, ka refuzuar përfshirjen në krim.
Ajo është shprehur se ka patur njohje me viktimën. Por Gazmir Ngota ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajn, të cilin në atë kohë e ka patur shok. Ai është shprehur se gjithçka ka ardhur si pasojë e borxhit prej 10 mijë Eurosh.https:
Reis Çiço: Merin, ke mundur të mësosh diçka, këta që janë arrestuar çfarë kanë deklaruar pas arrestimit?
Merin Maçi: Të paktën nga informacioni që kam pranë grupit hetimor Marjeta Karaj, e cila dyshohet se është edhe personi që mund të konsiderohet si urdhëruese i këtij akti të rëndë, i cili u ndërmor nga djali i saj Besmir Karaj dhe shtetasi tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”, Gazmir Ngota, janë persona të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre. Marjeta Karaj ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në këtë krim, duke thënë se ka patur edhe njohje me viktimën, por nuk ka pranuar të ketë gisht në ekzekutimin e tij, fillimisht dhunimin e më pas djegien. Ndërkohë ka qenë pikërisht Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajin, të cilin në atë kohë e ka patur shokë dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e një borxhi prej 10 mijë eurosh, fakt ky që u pranua edhe ditën e sotme nga kreu i Drejtorisë së Tiranës. Ka qenë pikërisht një borxh i pashlyer që u bë shkak për atë ngjarje të rëndë.
Policia tha në një deklaratë ditën e sotme se shkak i ngjarjes do të bëhej një borxh i pashlyer prej 10 mijë Eurosh që viktima i kishte Marjeta Karajt. Autorët e kanë transportuar Kurt-Dedën në një zonë pyjore në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse. Mbetjet kockore të gjetura në atë kohë në vendngjarje zbuluan identitetin e viktimës. 61-vjeçari punonte në një organizatë me Marjeta Karajn./tvklan.al