JiL.al - Jeto i Lumtur

“Duke pirë duhan e duke sharë…”/ Gangsterët shqiptarë “sfidojnë” policinë nga burgjet britanike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Emigrantët shqiptarë kanë arritur sërish të bëhen lajm në mediat angleze, teksa këtë herë vëmendjen e kanë tërhequr ata që janë në burgje.

“Daily Mail” i ka kushtuar sot një artikull të rinjve shqiptarë që po vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe, teksa duket se kanë akses në telefona dhe internet.

Sipas tabloidit britanik, i dënuar 28-vjeçar Edison Kaculi, 28 vjeç, dhe shokët e tij të qelisë kanë publikuar video në TikTok nga brenda burgut, duke sfiduar policinë.

Kaculi ka hyrë në Britani ilegalisht në vitin 2019, ndërsa u dënua në korrik nën akuzë për pjesëmarrje në banda kriminale dhe trafik lëndësh narkotike.

Ai shfaqet duke bërë një simbol të armës me duar, ndërsa kërcen në qeli bashkë me shokët e tij me muzikë rrep. Kaculi shihet po ashtu duke pirë duhan dhe duke sharë.

Scroll to Top