Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një pilot amerikan u detyrua të hidhej nga avioni i tij luftarak F-35B pasi u përplas në tokë, në bazën detare në Teksas të enjten në mëngjes.
Avioni me vlerë 100 milionë dollarë po ulej me ngadalë në pistë, por pasi preku për herë të parë tokën, u rrokullis në mënyrë të çuditshme duke u përplasur në tokë me pjesën e përparme.
Në këtë moment, piloti shtypi butonin e emergjencës dhe fluturoi nga kabina për disa metra.
Nuk është hera e parë që një avion i tillë, që mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht, si helikopter, përplaset në mënyrë të çuditshme.
Në fillim të dhjetorit një avion i ngjashëm u përplas në Japoni, ndërsa vitin e kaluar një F-35B nuk arriti të ulej si duhej mbi kuvertën e një aeroplanmbajtëseje dhe u mbyt në Detin Mesdhe.