“Gresën e lashë për Andin”, Stresi lëshon “bombën” e papritur në Big Brother Vip

Jil
Jil
2 Min Read

Gresa Hoti dhe Arkimed Lusha i njohur si Stresi kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre në “Big Brother Vip Kosova”.

Çështja vajti deri aty sa reperi e ftoi modelen në një takim romantik, për t’i thënë se kërkon ndihmën e saj për tu ribashkuar me Kejsin, ish-partneren e tij.

Mirëpo së fundmi Stresi ka lëshuar një tjetër deklaratë bombë, duke u shprehur se ai hoqi dorë nga Gresa për shkak të Andi Artanit.

“Andi po ndjen shumë për Gresën, prandaj hoqa dorë,”-është shprehu Stresi në një bisedë me Getinjon.

Kujtojmë që gjatë takimit romantik Stresi iu drejtua Gresës duke i thënë:

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje.

Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.

Më herët në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.

“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet.

Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *