Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur sot në Tiranë. Në njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia ka bërë me dije se në lokalin në pronësi të V. Sh. një person ende i pa identifikuar nga policia, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Por ende nuk dihet se si dhe përse ka ndodhur atentati dhe motivi i tij.
Viktima është me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë.
Ndaj viktimës janë qëlluar 9 plumba pistolete në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali. Mësohet se ai është pronar i hotelit “Blue Sky” në Sarandë.
Viktima jetonte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, në një vilë tre kateshe. Mësohet se ai kishte dalë në ambinetet e lokalit për të konsumuar kafe, dhe sic duket autori ka ruajtur lëvizjet e tij duke e qëlluar disa herë. Viktima ka marrë plage të rënda duke i marrë jetën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë – Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
noa.al