Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
TIRANË- Publikohet foto e biznesmenit Edmond Papa, 49-vjeçarit që u ekzekutua këtë pasdite në Tiranë.
Mësohet se viktima kishte dy mbiemra dhe se njihej gjithashtu si Edmond Hoxha. 49-vjeçari është me origjinë nga Fieri por banonte prej vitesh në Sarandë ku dhe kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit.
Edmond Papa ka në pronësi hotelin “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Ai ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Nuk dihet ende shkaku i këtij ekzekutimi apo detaje nga e shkuara e biznesmenit.
noa.al