Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Durrës.
Automjeti ka qenë në lëvizje, kur u përfshi nga flakët. Drejtuesi i mjetit dhe persona të tjerë që ndodheshin në mjet kanë mundur të dalin pa u lënduar.
Mjeti ka qenë duke lëvizur në një rrugë kryesore në lagjen 18, pranë degës së Kryqit të Kuq.
Zjarrfikësit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë mundur të shuajnë flakët, por mjeti është dëmtuar plotësisht.
Nga hetimet e para, rezulton se zjarri ka rënë për shkak të problemeve në motorrin e mjetit.