Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 29-vjeçar shqiptar në Angli ka humbur jetën pasi u qëllua nga policia britanike me pistoletë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur më 21 Nëntor në Essex, por lajmi është bërë publik së fundmi nga BBC.
Viktima është Sali Byberi, baba i 3 fëmijëve.
Autoritetet britanike thanë se dyshohet që 29-vjeçari kishte sulmuar fizikisht oficerin e policisë. Këta të fundit u kundërpërgjigjën duke e qëlluar disa herë me pistoletë elektrike, pasi thuhet se i rezistoi arrestimit.
Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishte njoftuar për një sherr në rrugë. Mirëpo aty situata u tensionua dhe thuhet se shqiptari nuk iu bind policisë. Sali Byberi humbi jetën në spital për shkak të shkarkesave të shumta nga elektriciteti i pistoletës.
Një hetim për këtë ngjarje ka nisur për të zbardhur tërësisht shkaqet. /tvklan.al