Teksa pritet të startojë dhe edicioni i dytë i “Big Brother Albania”, shumë emra personazhesh janë përfolur se do të jenë pjesë e spektaklit.
Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë më 24 dhjetor dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka konkurrencë për të qenë pjesë e “reality show”-t.
Shumë emra kanë nisur të përfliten se do të jenë pjesë e spektaklit, por një pjesë e madhe e tyre nuk kanë reaguar ende. “Panorama Plus” raporton se një prej tyre është aktorja e njohur Olta Gixhari.
Duket se aktorja ka pranuar ftesën nga produksioni dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për spektaklin.
Prej dy vitesh tashmë, Olta është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre, Amar. Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar kurrë për publikun dhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krahë tij.
Aktorja është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të, por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.
“Unë emrin mund ta them, por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im, por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij. Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Unë e nxjerr në foto me gjithë qejf, nuk kam asnjë problem, por ai nuk dëshiron, kam përshtypjen që sa t’i dalë turpi për pak kohë”, tha Gixhari gjatë një interviste disa kohë më parë.noa.al