Sherri për xhelozi, tre të rinj marrin me forcë në makinë dy djem dhe një vajzë të mitur, i dhunojnë dhe…(emrat)

Jil
Jil
1 Min Read

Mesohen detaje të reja nga arrestimet e policisë këtë të diel në Cërrik.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Blutë vunë në pranga tre të rinj nga Cërriku, konkretisht shtetasit Klodjan Xhavari, Diamant Pupuleku dhe Gurali Shkoza, mëson Panorama.

Burimet thanë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobta, kanë marrë me forcë në automjet tre të miturit e moshave 15-16 vjeçarë, ku mes tyre ishte dhe një vajzë dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Njoftimi nga Policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *