JiL.al - Jeto i Lumtur

Video +18 |Publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Athinë, autori me maskë anti-covid

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë anti-Covid. Ai afrohet tek tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij.
1 i vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci. Sipas shtypit grek, viktima është me origjinë shqiptare. Po kështu, edhe njëri nga të plagosurit është shqiptar. Ndërsa e plagosura e dytë është një grua, e cila raportohet se është pronarja e lokalit dhe që besohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Sikurse shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, lokali ka qenë i mbushur me klientë në momentin e atentatit. Më pas u largua qetësisht.
Forca të shumta të policisë greke kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Emrat e shqiptarëve, viktimës dhe të plagosurit, nuk dihen ende./tvklan.al

Scroll to Top