JiL.al - Jeto i Lumtur

Niko Peleshi për helikopterin e mbetur në një magazinë zjarrfikëse në Itali: Po prishim kontratën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në një deklaratë për shtyp, është pyetur nëse kanë arritur të marrin helikopterin që ka mbetur në një magazinë zjarrfikëse në Itali. Ai shprehet se kjo kontratë është në proces ndërprerje dhe sapo helikopteri të çlirohet nga kontrata në Itali do të dërgohet menjëherë pranë Agjencisë së Mbrojtjes të Prokurimeve  të NATO-s, për t’u kryer shërbimet nga rrjeti i tyre.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetarja:Cila është gjendja aktuale e helikopterëve që kanë forcat e armatosura, sa prej tyre janë në gatishmëri dhe a keni arritur ta merrni helikopterin  që ka mbetur në një magazinë zjarrfikëse në Itali?

Niko Peleshi: Ne jemi një vend i vogël dhe këtu brenda vendit nuk kemi kompani të specializuara për mirëmbajtje të caktuar të mjeteve ajrore, të helikopterëve, të anijeve apo të mjeteve të tjera. Kështu që na duhet ta blejmë këtë shërbim jashtë, po imagjinoni të dërgosh një mjet jashtë, sa janë kostot e transportit dhe e dyta kur e ke në largësi në një shtet tjetër shpesh herë jo të gjitha kontratat performojnë siç duhet dhe futemi në kalvare vonesash siç është rasti i helikopterit që u bë shumë kohë, thuajse dy vjet.

Për informacionin tuaj dhe për hir të transparencës, ajo kontratë nuk performon, nuk performoi dhe ne jemi në një proces të ndërprerjes së kontratës me palën italiane. Kemi filluar komunikimet paralel me prishjen e kontratës, me agjencinë e NATO-s të Prokurimeve kemi rënë dakort dhe tashmë kemi filluar bashkëpunimin sapo helikopteri të çlirohet nga kontrata në Itali do të dërgohet menjëherë pranë Agjencisë së Mbrojtjes të Prokurimeve  të NATO-s, për t’u kryer shërbimet nga rrjeti i tyre. Pra nuk do të bëjmë ne vetë prokurime  mirëmbajtje të helikopterëve në Ministrinë e Mbrojtjes, por këtë ia kemi deleguar një agjencie të specializuar që quhet NSPA dhe që është strukturë e NATO-s.

Kemi gatishmëri të helikopterëve, nuk është 100%, por përsa i përket helikopterëve të përshtatur edhe në gatishmëri për emergjencat civile janë aty, qoftë për urgjencat mjekësore, qoftë edhe për rastë të tjera, si zjarre, përmbytje etj. /tvklan.al

Scroll to Top