JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbulohet bashkëprezantuesja e Arbana Osmanit në festival, kush është artistja e njohur?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Festivali i Radio Televizionit Publik Shqiptar do të ngre sot siparin. Janë 26 artistët që garojnë këtë vit por një nga pjesët që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë prezantuesja e këtij festivali.

Në një “ask questions” në Instagram, Arbana Osmani ka zbuluar se nuk do të jetë e vetme në bashkëprezantim, por do të ketë edhe një shoqëruese.

Sipas Kryefjala.com emri i artistes që do ti bashkangjitet Arbanës në prezantim dhe ajo është aktorja e njohur, Olta Daku.

Mesa duket Olta do të ngacmojë herë pas here publikun dhe artistët me batutat e saj.

Kjo periudhë ka qenë e ngjeshur me ngjarje për artisten e njohur. Jo më larg se mbrëmë ajo interpretoi krah Gent Zenelajt në komedinë “Çertifikata e martesës”.

Scroll to Top