së persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur të dielën mbrëma, gjatë të shtënave në qytetin Toronto të Kanadasë, konfirmoi policia.
I dyshuari është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, tha shefi i policisë Jim MacSween. Ai tha për mediat se të shtënat ndodhën në një ndërtesë banimi.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Personi i plagosur është dërguar në spital dhe është “në gjendje serioze”, tha policia.
Policia tha se ishte thirrur për t’iu përgjigjur incidentit në orën 19:20, sipas kohës lokale.
“Kur oficerët arritën, ata u përballën me një skenë të tmerrshme, ku një numër personash kishin vdekur”, tha MacSween për gazetarët.
“Policët hynë në ndërtesë dhe u përballën me situatën. Mund të konfirmojë se një polic ka përdorur armën e zjarrit dhe si rezultat është vrarë edhe sulmuesi”, shtoi ai.