Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ushtria shqiptare do të ketë në armatën e saj 3 dronë Bayraktar, të cilët janë blerë nga Tuyrqia.
Lajmi është bërë i ditur sot nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se sot është firmosur dhe kontrata për blerjen e kësaj teknologji.
Sipas Ramës, bëhet fjalë për teknologjinë më të lartë të fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se fillimisht Shqipëria do të blejë 3 dronë Bajraktar, më pas flota do të zgjerohet.
I njohur ndryshe si BT2, Bayraktari është një dron bombardues. Droni është “i shkathët”, i vogël, ekonomik, mbi të gjitha, letal, ndërsa u bë i famshëm gjatë luftës në Ukrainë, pasi i solli shumë fitore kundër ushtrisë ruse.