Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë, ceremoni e mbajtur më 25 shtator në një agroturizëm në Shijak.
Në dasmën madhëshore ishin të ftuar mbi 300 persona, mes të cilëve ishin personazhe të njohur nga bota e politikës, ekranit dhe muzikës.
Mediat shkruan shumë për dasmën e çiftit, duke e cilësuar atë edhe si eventin e vitit. E teksa mendonit që dasma e tyre do të lihej mbrapa, është Armina ajo e cila na i kujton se sa madhështore ka qenë ajo.
.
Blogerja ka postuar në rrjetet sociale disa foto të papublikuara me shoqërueset, të cilat janë edhe shoqet e saj më të mira.
Gjithashtu në foto vëmë re se një nga shoqërueset e Arminës është edhe vajza e Shkëlzen Berishës.