“Të fala Turit”/ “Do një kartë italiane ose greke”, përgjimet fundosin falsifikatorët: E ke origjinale se janë të vjedhura

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nga dosja e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” janë zbardhur përgjimet, bisedat lidhur me çështjen e rrjetit të grupit të falsifikatorëve në Tiranë.

Nga përgjimet e Prokurorisë zbulohet se grupi merrej edhe me falsifikimin e kartave identitetit , pasaporta kryesisht për shtetas shqiptarë që shkonin në mënyrë ilegale në vendete e BE-së, por edhe në Angli.

DOSJA:

U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit leje drejtim e shtetësisë greke me gjeneralitetet Ermir Shatri i datëlindjes 09.06.2003, me nr.937285571, e dyshuar e falsifikuar.

U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.

Me datë 09.11.2022, u mor kontakt me bashkëpunëtorin dhe me procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 6 (gjashtë) kartëmonedha të prerjes 2000 (dymijë) lekë me numrat e serisë QJ917756, YP608107, ZM800146, QK024479, QE259055 dhe QY415191 UC8700667336 dhe UC2608231285, për realizimin e blerjes së simuluar.

Referuar raportit të shërbimit të datës 09.11.2022, policia gjyqsore e vendosur në shërbim sipas autorizimit të prokurorit,  për kryrjen e veprimeve simuluese. Në orën 14:50 është afruar bashkëpunëtori përgjatë rrugës “Myslym Shyri” dhe ka ecur në drejtim të rrugës “Besim Imami” dhe është ulur në brendësi të një bar kafe në këtë rrugë e cila është ngjitur me hyrjen e banesave të shtetasve të dyshuar për kryerjen e aktivitetit kriminal Gëzim Xhafa dhe Artur Bramo.

Përreth pas 5 minutash në këtë bar kafe është futur dhe shtetasi Gëzim Xhafa i cili është ulur me bashkëpunëtorin dhe kanë qëndruar aty në lokal përreth 15 minuta dhe pasi kanë dalë në dukje janë përshëndetur, dhe bashkëpunëtori ka vazhduar drejt rrugës “Myslym Shyri” ndërkohë që Gëzimi ka qendrua në bar kafe. Për shkak të rezikut të mosdekonspirimit të shërbimit nuk është bërë i mundur fiksimi dhe fotografimi i takimit.

Është marrë kontakt me bashkëpunëtorin në ambjentet e DVP Tiranë ku ka paraqitur tre dokumente të llojeve “Kartelë e pasurisë së paluajtshme, çertifikatë regjistrimi pronësie në emër të shtetasit Bujar Bedri Bega dhe kartelë pasurisë së paluajtshme me kod unik 821086274” të dyshuara të falsifikuar të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 09.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24  të datës 09.11.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bshkëpunëtori

B – Gëzim Xhafa

……

 A- O Gëzim, si je?

B– Hë mo, ça bon?

A– Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?

B– Asnji gja.

A– Ka dal mirë ai!

B– Po shife mo, aty e ke.

A- Kjo smë duhet ma.

B- Ajo ske ku e fut ti kete, jane dixhitale.

A- Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.

B- Hë!

A- Unë e solla.

B- Hë.

A- Do një kartë italiane ose greke.

B- Do greke!?

A-Po po rri në Angli ai.

B- Do tofni apo do kshu?

A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.

B- E do kshu plastike! Plastike e don !?

A– Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.

B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?

A– Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë.

B- Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale.

A– Po se ato janë më të sigurta më tha.

B- Po.

A– Si problem, se e bo me datë të vjetër.

B-Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)..

A– Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.

B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.

A– Tani.

B- Meri dhe këto. Mbaji, ta pysim!

A– Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)

B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!

A– Të mi çoj ai mu. Aaa?

B- Dyqind euro.

A- Dyqind euro.

B- Dyqind euro, e ke origjinale.

A- Ti tham unë.

B- Janë të vjedhme atje.

A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!

B– Dyqind euro

A– Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.

B– Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.

A– Të çoj vetëm fotografi.

B– Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.

A- Po okej.

B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.

A- Flokët i con dhe në foto, po i shkru dhe ai.

B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.

A- Okej.

B- Ëë.

A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.

B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.

A-Po.

B- Ene boje kshu, në rregull.

A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.

B- Po në rregull.

A– Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.

B- Mirupafshim!

U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambjentet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit kartë identiteti me gjeneralitetet Sabin Tufa i datëlindjes 10.10.1994, me nr.AY3063155, e dyshuar e falsifikuar.

U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23  të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bshkëpunëtori

B – Gëzim Xhafa

……

B-Hë mo!.

A-Hë, Gzim si je?

B-Ça bone?.

A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.

B-Pse mo!?.Ça kishte gishti?.

A-Ça ke bo?.

B-Hiç.

A-A po të ecin punët?. Paska dal mirë!.

B-Po.

A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi. Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.

B-……biles, biles kan ik këta?.

A-Jo mo, janë atje ato. Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.

B-Jan atje ato!?.

A-Po

B-Ooo, atje i ke origjinale fare.

A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë. Bashkëpunojmë.

B-Po normal.

A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tre ditë, pesë ditë, shtatë dit.

B-Jo mo vëlla jo.

A-S’haptë telefonin. I tham sot, sot.A e kupton?.

B-As nuk bëhet fjalë fare.

A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he,  e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare, i çova me foto gishtin, çe jam në spital. Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj. Nesër thash, shkoj e marr.

B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?.

B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.

A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi. E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti?. Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz. Se ne kshu punësh bojnë.

B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.

A– Po i pat ra ai!.

B-Po i ke ra ti!.

A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin. Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër. Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.

B-Po, po.Ti ishe pardje këtu.

A-Po, s’më nuk më pau pra!.

B-Po s’të ka njof more.

A-Po pa, po si fola.

B-Hajt mirë.

A-Hajt pra.

B-Të iki unë?.

A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .

B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.

A-Të baj telefon, kismet të hanën.

B-Aaa!?.

A-Hajt cao o Gzim. Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej. Se mi nis ai, sot ose nesër.

Scroll to Top